“Napoli bëri mirë që bleu Rrahmanin, një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali”

“Napoli bëri mirë që bleu Rrahmanin, një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali”

Edy Reja e ka cilësuar blerje të madhe për Napolin transferimin e Amir Rrahmanit.

73-vjeçari, duke folur për radio Kiss Kiss, nuk i ka kursyer lëvdatat për Amir Rrahmanin, i cili, sapo të mbyllet sezoni, do të jetë nën urdhrat e Gattusos te Napoli.

“Rrahmani është një futbollist shumë i mirë, Napoli bëri mirë që e bleu. Ka marrë një nga mbrojtësit më të mirë që luajnë në Itali, edhe sepse luan në mbrojtjen me tre”.

Trajneri i Shqipërisë theksoi gjithashtu që Rino Gattuso ka zgjidhur shumë probleme te Napoli.

“Po shoh një Napoli krejtësisht ndryshe nga skuadra që la Ancelotti. Gennaro Gattuso zgjidhur shumë probleme, skuadra mbyllet mitë në mbrojtje dhe riniset me shpejtësi. Trajneri kalabrez po tregon se është shumë i zoti nga pikëpamja taktike”. /Gazeta Express/

 

COMMENTS