Mustafa uron Kurtin, thotë se nuk do ta ketë lehtë

Mustafa uron Kurtin, thotë se nuk do ta ketë lehtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se pritjet për këtë qeveri janë të mëdha, sikurse edhe premtimet dhe se Kurti nuk do ta ketë të lehtë.

“Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht!”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, para pak minutash, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për qeverinë e re në krye me Kryeministër Albin Kurtin. 66 deputetë kanë votuar për dhe 10 abstenime.

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë, ndërkaq, është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

COMMENTS