Mourinho zhgënjen tifozët e Unitedit, paralajmëron stinor të vështirë

Mourinho zhgënjen tifozët e Unitedit, paralajmëron stinor të vështirë

Jose Mourinho ka frikë se skuadra e tij do ta ketë një stinor të vështirë nëse nuk përforcohet me ndonjë transferim para se të mbyllet afati kalimtar.

Pas humbjes në miqësoren kundër Bayern Munichut, ai ka dhënë një intervistë për MUTV, përcjellë Gazeta Express.

“Klubi e di se çfarë dua unë. E di që drejtuesit dëshirojnë ta bëjnë më të mirën për mua dhe kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të pritur se çfarë do të ndodhë”.

“Klubet e tjera të cilët do të garojnë me ne janë shumë të forta dhe kanë ekipe fantastike, si Chelsea, Tottenhami ose Manchester City, po ashtu edhe Liverpooli, i cili është duke blerë gjithçka”.

“Dhe nëse nuk e bëjmë skuadrën tonë më të mirë, atëherë do të jetë një stinor i vështirë për ne”, ka thënë portugezi. /GE

 

COMMENTS