Mos u nisni për det, shihni motin për 5 ditë: Kthehet shiu mbi Kosovë

Mos u nisni për det, shihni motin për 5 ditë: Kthehet shiu mbi Kosovë

Para se të vendosni të niseni për pushime, konsultoni më parë parashikimin e motit pasi Kosovën sërish do ta kaplojnë vranësira që do të sjellin shi.

Sipas ‘Prishtina Weather’, nga dita e martë reshjet e shiut do të kthehen mbi Kosovë.

Detajet e motit për çdo ditë të javës:

15.07.2018 – Fusha të presionit të ulët që po vijnë nga Atlantiku do të lidhen me fusha të presionit të ulët që ndodhen në lindje të kontinentit, duke krijuar zona jostabile mbi rajonin tonë, që do të sjellin sërish mundësi për të reshura shiu nga dita e martë.

16.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

17.07 – Paradite pjesërisht vranët, vende reshje të dobëta shiu. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

18.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, vende-vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

19.07-20.07 – Të enjten kryesisht mot me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte mot kryesisht me vransira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave.

 

 

COMMENTS