Mos arritja e marrëveshjes, VV e LDK ‘fajësojnë’ njëra-tjetra

Mos arritja e marrëveshjes, VV e LDK ‘fajësojnë’ njëra-tjetra

Nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së.

Terri i së premtes nuk i zuri të ngujuar në bisedime.

Vetëvendosje e LDK bënë pauzë negociatash, më 10 janar, duke mos u takuar, të paktën publikisht.

Por, tentimet për akord nuk morën fund, megjithatë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri tha se qasja për atë se si do të bëhet marrëveshja, ndryshoi nga 26 dhjetori, kur Glauk Konjufca u bë kryetar Kuvendit.

Më kritik e më direkt në raport me Vetëvendosjen, është nënkryetari tjetër i LDK, Agim Veliu.

Pretendenti për krye-qeveritar, Albin Kurti, nuk u deklarua, të premten, në lidhje me këto që thanë nënkryetarët me ndikim në LDK.

Por, deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila garoi në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, tha se edhe partia e Hazirit e Veliut ka përgjegjësi për mosmarrëveshjet.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19