Moggi: Ronaldo vetëm ka nënshkruar me Juventusin

Moggi: Ronaldo vetëm ka nënshkruar me Juventusin

Ish drejtori gjeneral i Juventusit, Luciano Moggi beson që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo “tashmë ka nënshkruar për Juventusin dhe ka kryer testet mjekësore në Munich”.

Lajmet për kalimin e fituesit të Topit të Artë për 100 milionë euro në Juventus janë duke u vërtetuar edhe më shumë pasi që drejtori sportiv i Juves, Beppe Marotta ka ndezur këto lajme me përgjigjen e tij “pa koment” për gazetarët.

Dje Moggi kishte hedhur dyshim për këto shkrime, por sot ai ka ndryshuar tonin e tij.

Ai ka folur për televizionin “7Gold” për këtë temë, ku u pyet se pse duhet të shpenzohen kaq shumë para për një lojtarë 33 vjeçar.

Megjithatë, Moggi kishte shkruar në Twitter këtë mbrëmje duke shkruar:

“Ky është qëndrimi i imë, ai tashmë ka nënshkruar me ne dhe i ka kryer testet mjekësore në Munich”.

 

 

COMMENTS