Modric dëshiron të larguet nga Real Madridi

Modric dëshiron të larguet nga Real Madridi

Sipas gazetës, Gazzetta Dello Sport, Luka Modric nuk ka ndryshuar mendim dhe do të takohet me presidentin e Real Madridit për ta bindur atë që të largohet për në Inter

Pavarësisht përgjigjës se Real Madridit, raporti i gazetës thotë se Luka Modric po dëshiron të largohet nga klubi. Ata thonë se Medric do të takohet shpejt me Florentino Perez për ta bindur atë që ta lëjoi largimin e tij për në Inter.

Takimi pritet të bëhet menjëherë javën e ardhshme ku Perez do të takohet me kroatin pas kthimit nga pushimi i Botërorit. Mesfushori është gati për një sfidë të re dhe do të përpiqet ta bind Perezin që ta lejojë largimin e tij për në Inter. Modric dëshiron që të jetë pjesë e këtij klubi. Këtu po ndihmon edhe agjenti i Modricit, i cili është në Milano, por ai në këtë rast po e prezanton Sime Vrsaljkon, i cili sapo është transferuar në këtë klub.

Modric ka rinovuar kontratën e tij deri më 2020 dhe ka 32 vite, e cila gjë do të thotë se ai do të këtë 34 vjet në fund të kontratës se tij, pra do të jetë afër pensionimit. Ai fiton nëntë miliuonë në vit por raporti thotë se paga nuk është problem për të në Itali.

Ai nuk është në të njëjtë varkë me Ronaldon por edhe ai është hetuar për evazion të taksave në Spanjë dhe ishte detyruar që të paguante një milionë euro. Ligji i ri për taksat në Itali duket se është ai që po e shtyn kroatin drejt Italisë.

 

COMMENTS