MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro

MKRS mbështet FFK-në me 250 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta mbështesë financiarisht me mbi 250 mijë euro Federatën e Futbollit të Kosovës, me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve për vitin 2018.

Sipas një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar sot, MKRS e mbështet FFK-në për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, për mjekësinë sportive, për avancimin e sportit cilësor, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për minoritetet dhe sportin multietnik, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatave të sportit.

Ministri Kujtim Gashi tha se ministria që ai udhëheqë do të vazhdojë me mbështetjen financiare të sportit dhe federatave në vend.

Ndërkaq nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

 

COMMENTS