Mitrovicë, theren me thikë tre persona

Mitrovicë, theren me thikë tre persona

Policia raporton se dje në Mitrovicë ka arrestuar dy të dyshuar pasi kishin sulmuar dhe therë me thikë tre persona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët i kishin sulmuar dhe therrë me thikë tri viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marr në spitalin e Mitrovicës e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në QKUK”.

“Në vendin e ngjarjes është gjete dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuana”.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

 

COMMENTS