Ministri gjerman gjendet i vdekur afër Frankfurtit

Ministri gjerman gjendet i vdekur afër Frankfurtit

Ministri i Financave i landit gjerman të Hesses është gjetur i vdekur, thotë policia.

Trupi i 54-vjeçarit, Thomas Schäfer, u gjet në një linjë hekurudhore afër Frankfurtit të shtunën në mëngjes.

Bazuar në rrethanat, hetuesit supozojnë se politikani i Partisë Demokristiane (CDU) kishte bërë vetëvrasje, tha policia në një deklaratë, transmeton Alsat.

Në fillim të kësaj jave, Schäfer kishte njoftuar ndihmën financiare të shtetit për ata që preken nga pandemia e koronavirusit, raportojnë mediat gjermane.

Në një video mesazh, kryeministri i landit Hesse, Volker Bouffier, thuhet se aludoi në sfidat që ministri Schäfer po përballet në trajtimin e efekteve ekonomike të krizës së koronavirusit.

Politikanët e tjerë gjermanë, përfshirë udhëheqësen e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer. kanë shprehur tronditjen e tyre për vdekjen e Schäfer.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19