Ministri francez thotë se pamjet e policisë duke larguar refugjatët nga Parisi janë shokuese

Ministri francez thotë se pamjet e policisë duke larguar refugjatët nga Parisi janë shokuese

Ministri i Brendshëm i Francës ka dhënë urdhër për hetime rreth sjelljes së policisë gjatë zhvendosjes së një kampi të refugjatëve në pjesën qendrore të Parisit, ku policët shihen duke ndjekur njerëz rrugës dhe duke sulmuar gazetarët.

Gerald Darmanin, i cili më herët tha se fotografitë dhe videot nga veprimi i policisë janë shokuese, shtoi se ka marrë një raport për operacionin e policisë dhe do të kërkojë nga inspektorati policor që t’i hulumtojë disa incidente të papranueshme.

Ministri Darmanin tha se pret që raporti nga hetimet t’i kthehet brenda 48 orëve dhe premtoi se do t’i publikojë të gjeturat, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Të pranishëm në kohën e ngjarjes, përfaqësues të zgjedhur të qytetit të Parisit dhe të parlamentit e raportuan, edhe një herë tjetër, përdorimin e forcës disproporcionale dhe brutale, të konfirmuar nga fotografitë e shumta që u bënë. Fatkeqësisht, ky episod i papranueshëm nuk është pa precedent

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, gjithashtu u shpreh e zemëruar me atë që e quajti dhunë policore dhe tha se largimi i kampit është mohim i të drejtës humanitare të Francës.

Në orët e vona të së hënës, policia shkoi në qendër të Parisit për ta larguar një kamp refugjatësh. Rreth 450 refugjatë kishin vendosur tenda me kërkesë të organizatës “Utopia 56” për të protestuar kundër largimit me forcë të një kampi disa ditë më parë, me ç’rast shumë refugjatë mbetën duke u endur rrugëve.

COMMENTS