Miliarda markat që u “avulluan” gjatë luftës, ende pa përgjigjje se ku u shpenzuan [Video]

Miliarda markat që u “avulluan” gjatë luftës, ende pa përgjigjje se ku u shpenzuan [Video]

Xhavit Haliti kishte marrë nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka, sipas Anton Çunit.

Ndërkohë, Çuni ka thënë se ka dyshim se në këtë çështje pati edhe më shumë para.  Çuni në seancën e Kuvendit tha se për këtë ka dëshmi dhe të njëjtat i ka dorëzuar Halitit, duke i thënë se  i mbetet atij që t’i bëjë publike ato ose jo.

 

 

“Kam dyshime se pati edhe më shumë para. A u përdorën ato para për çështje të destinuara. Të gjitha ato që ju zoti Halii i apostrofuat në seancën e kaluar nuk ishin por do të respektoj autoritetin e tyre që të deklarohen kur ata ta shohin të arsyeshme, por me forcën e fakteve dhe argumenteve gjithnjë . Do të flas edhe për rolin e Ministrisë së Mbrojtës për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Çuni.

Gjithashtu ai ka thënë se ka dëshmitë me vete.

“Po këtu kam dëshmitë ato dëshmi dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, ndërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju të gjitha dëshmitë pra, dita,data, vula, kalimi i mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes”, ka shtuar Çuni.

Edhe pse kanë kaluar muaj që Xhavit Haliti nuk ka dëshmuar se ku kanë shkuar ato të holla, 8 milion marka që sot do të ishin në vlerë mbi 4 milion euro do të furnizoheshin ata 12.000 pjestarë të UÇK-së me furnizime me armë për pothuajse dy vite po të zgjaste lufta Çlirimtare.

Vetëm me ato 4 milion euro që Haliti i kishte marrë nga Qeveria e asaj kohe në vjerën e një plumbi që me çmim do të ishte afro 0.25 $ do të merrëshin 12 milion plumba gjë të cilën Kosova nuk do ta përballonte vetëm vendin tja bënin.

Po Isa Mustafa e Bujar Bukoshi sa qindra miliona i kanë “avulluar” gjat kohës së luftës, me miliardat e bashkëatdhetarëve tanë Kosova do ta pushtonte të gjithë Ballkanin perendimorë po të mos ishin HAJNAT dhe Zhvatësit e kohës së luftës të cilët asnjëher nuk u përgjegjën për krimet dhe HAJNINË qëu bë në kohën e luftës.

Presim që së shpejti të filloj një hetim i cili të paktën do të trgonte se ku mbeten ato miliarda marka, sepse populli është në hamendje./Lajm.net

 

 

COMMENTS