Milani merr vendim për të ardhmen e Piatek

Milani merr vendim për të ardhmen e Piatek

Transferimi i Krzysztof Piatek në janar nga Milan ishte më i qëlluari për ‘Rossonerët’ në vitet e fundit.

Sulmuesi polak ka shkëlqyer me fanellën kuqezi, ku në 19 paraqitje ka shënuar 10 gola.

Ekipi që drejtohet nga Gennaro Gattuso ka marrë vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së lojtarit.

Milan nuk do ta konsiderojë shitjen e Piatek këtë verë për asnjë shumë parash.

Ekipi italian po shpreson që të futet në top-katërshe në Serie A, që sezonin tjetër të luajë në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.

Nëse arrin kualifikimin në LK, Milanit do i ndihmonte në aspektin e mos largimeve të lojtarëve aktual dhe afrimin e disa yjeve të futbollit. /Lajmi.net

 

COMMENTS