Milan kërkon Mustafin si zëvendësues të Zapata

Milan kërkon Mustafin si zëvendësues të Zapata

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, po kërkohet nga skuadra e madhe evropiane, Milano.

Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka pasur një sezon aq të mirë tek skuadra e Arsenal, duke u kritikuar shumë nga tifozët e skuadrës për gabimet e shumta në mbrojtje.

Por, përkundër kësaj, ‘The Sun’ raporton se skuadra e Milanos po interesohet për transferimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane është në nevojë për një qendër mbrojtës, dhe ata po e shohin Mustafin si idealin për ta transferuar.

Gattuso nuk do të mund të llogarisë më në Cristian Zapata pas fundit të këtij sezoni, kështu që ai po mendon për një mbrojtës të ri.

Mustafi ishte transferuar tek Arsenal për 35 milionë funte, por kjo sigurisht nuk do të jetë shuma që do të kërkohet për të, pas paraqitjeve jo aq të mira.

 

COMMENTS