Messi vs Ronaldo sezonin 2019/20

Messi vs Ronaldo sezonin 2019/20

Cristiano Ronaldo në Serie A, Lionel Messi në La Liga – edhe pse në Liga të ndryshme, rivaliteti vazhdon mes tyre, ashtu siç kur luanin bashkë në Spanjë.

Sido që të jetë, duhet pranuar se sa i përket shifrave, ata tani nuk janë më të mirët, ka të tjerë që kanë shënuar apo asistuar më shumë.

Njëri është golashënues më i mirë se tjetri, ndërsa tjetri asistues.

Ronaldo po shijon sezonin më të mirë në Serie A.

Ai deri më tani ka shënuar 29 gola në 38 paraqitje, 25 prej tyre kanë ardhur në Serie A.

CR7 qëndron më mirë në këtë aspekt se Messi, që ka shënuar 27 në 38 paraqitje, 22 prej të cilave kanë ardhur në La Liga.

Por, Messi është asistues më i mirë se Ronaldo këtë sezon.

Leo deri më tani ka dhuruar 24 asiste, 22 prej tyre në La Liga – kurse Ronaldo vetëm 7 asiste. /Gazeta Express/

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19