“Messi mund të rrit shitjen e biletave për Superkupën e Spanjës”

“Messi mund të rrit shitjen e biletave për Superkupën e Spanjës”

Shitja e biletave për “Superkupën e Spanjës” deri me tani ka qenë shumë e dobët,  por Juan Antonio Pizzi beson që argjentinasi do të sjell turmat në stadiumet e Arabisë

Lionel Messi do të sjell tifozët në stadiume pavarësisht se deri me tani shitja e biletave për Superkupën e Spanjë në Arabi Saudite ka qenë e ulët.

Raportet e fundit thonë se biletat e ndara për katër klubet garauese – Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi dhe Valencia – janë shitur para ndeshjes hapëse të mërkurën.

Ndeshja e parë do të jetë ajo e Valencias me skuadrën e Zinedine Zidane, me Bareclonën e cila do të luajë kundër Atleticos në gjysmëfinale nesër.

Pizzi, i cili ka luajtur për Barcelonën në sezonet 1996-98 dhe kohëve të fundit është trajner i Kombëtares se Arabisë Saudite beson se në të gjitha ndeshjet do të këtë tifozë.

“Nuk kam dyshim”, ka thënë ai për Marcan.

“Ata e dinë se sa shumë do të thotë që të kenë në shtëpi katër skuadrat më tëmira në Spanjë dhe katër më të mirat në botë. Është një gjë e zakonshme për të, si një party”, transmeton GazetaExpress.

“Po ashtu, duhet ta dini se Lionel është aty, një lojtar që adhurohet shumë dhe e njohin të gjithë, kështu që ta shohin atë në fushë është një ngjarje madhore për të”.

“Ata do ti mbushin stadiumet sepse e duan këtë sport. Niveli nuk është si në Europë ende, por ata e dinë këtë, kjo është edhe arsyeja pse investojnë kaq shumë dhe pse i ndjekin kaq shumë klubet e Europës”.

“Çdo vikend ata e shikojnë La Ligën, Premier Ligën madje edhe Budesligën”.

Pizzi, e kishte fituar titullin me Barçën më 1998, ka thënë se klubi i tij i vjetër duhet të konsiderohet favorit por mendon se kërcënimi më i madh për ta është skuadra e Diego Simeones.

“Barcelona janë favort për të fituar në çdo garë që luajnë”, ka thënë ai. “Por është një ndeshje, kështu që çdo mund të ndodh. Atletico janë një skuadër shumë e fortë dhe mund të shenojnë ndaj çdo skuadre në botë. Do të jetë një gjysmëfinale atraktive”.

Gara koncentrohet në katër skuadra të cilët kanë përfunduar në katër pozitat e para në La Liga sezonin e kaluar e ku mbahen gjysmëfinale dhe një finale në një vend jashtë francës.

Nga katër skuadrat që marrin pjesë vetëm Barca ka dështuar të fitojë në ndeshjen e parë pas pushimit të Krishtlindjeve në La Liga e ku barazuan 2-2 me Espanyol.

 

COMMENTS