Messi inspiron Barcelonën për fitoren e radhës në La Liga

Messi inspiron Barcelonën për fitoren e radhës në La Liga

Lionel Messi e ka frymëzuar Barcelonën për të vazhduar me fitore në La Liga Barcelona ishte duke humbur deri në momentin kur në ndeshje hyri Lionel Messi. Messi arriti të barazoi rezultatin dhe mandej edhe të jetë krucial në autogolin e shënuar të Betisit. Trincao ishte ai që shënoi golin e fitoren në një aksion që nisi prapë Messi

Barcelona ka arritur që të shënojë fitore në Sevillë kundër Real Betisit, për të vazhduar formën e mirë në La Liga ku nuk di për humbje në La Liga që prej fillimit të vitit 2021.

Koeman startoi në këtë ndeshje pa Lionel Messi derisa ja besojë sulmin Braithwaite, Griezmann dhe Dembele.

Në pjesën e parë, Betis ishin më të mirë!

Ata vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë në minutën e 38-të me anë të Iglesias.

Pjesa e dytë fillojë shumë më mirë për Barcelonën ku katalunasit fillojnë të sulmojnë golin e Betis sidomos pasi në minutën e 57-të hynë Lionel Messi.

Pikërisht Messi do të shënonte gol dy minuta pas hyrjes në lojë ku me të majtën e tij shënon gol.

Messi pati gisht edhe në golin e dytë të Barcelonës.

Argjentinasi do të bënte një depërtim të mirë në anën e majtë dhe mandej pasoi për Griezmann i cili nuk arriti që ta plasonte topin në rrjetë por në vend të tij e plason Ruiz i Betis duke shënuar autogol në minutën e 68-të.

Ruiz do ta shpaguante vetën pasi që në minutën e 75-të do ta barazonte rezultatin.

Pas barazimit, Betisi sikur e mori vetën dhe disa herë ishte afër të shënonte por Barcelona shpëtoi pasi ter Stegenin bëri pritje bravoroze.

Goli i epërsisë për Barcelonën erdhi në minutën e 87-të kur Trincao morri një top dhe me të majtën e tij shënon një gol të bukur që i jep Barcelonës tri pikë dhe e ngrit atë në vendin e tretë në La Liga.

COMMENTS