Messi dhe Dembele në skuadrën e Barçës për ndeshjen me Interin

Messi dhe Dembele në skuadrën e Barçës për ndeshjen me Interin

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele janë ftuar nga Ernesto Valverde në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Superylli argjentinas u stërvit me skuadrën katalonase në ditët para kësaj ndeshjeje dhe trajneri Valverde ka vendosur ta ftojë në skuadër atë.

Valverde, megjithatë, tha në konferencë para ndeshjes se nuk do të rrezikojë me Messin.

Mbetet të shihet nëse kapiteni i Barcelonës do të jetë në gjendje të luajë titullar apo të qëndrojë në bankën e rezervistëve të mërkurën në Camp Nou.

Ndërkohë, edhe Ousmane Dembele është ftuar për këtë takim, edhe pse të shtunën ishte ankuar për një shqetësim nga lëndimi prej të cilit nuk është riaftësuar plotësisht.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Ernesto Valverde:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto

Mbrojtës: Nelson Semedo, Moussa Wague, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jean-Clair Todibo, Junior Firpo

Mesfushorë: Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arthur Melo, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Carles Alena, Arturo Vidal

Sulmues: Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Carles Perez.

 

COMMENTS