Mësohet shkaktari i vdekjes së boksierit 15-vjeçar

Mësohet shkaktari i vdekjes së boksierit 15-vjeçar

Boksieri kosovar Ensar Mujota e humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik para dy ditëve. Ai ishte vetëm 15 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua sot nga Federata e Boksit e Kosovës në uebfaqen e vet zyrtare, përmes së cilës shprehu ngushëllime për humbjen e një boksier me prosperitet, raporton Gazeta Express.

Ensari ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtime.

Masari, babai i Ensarit, ka treguar se djali i tij ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në një postim në llogarinë e vet në Facebook, Masar Mujota njofton për vdekjen e Ensarit dhe varrimin e tij, i cili u bë të shtuhnën në fshatin Monopolc.

“Miq, shok dhe dashamir, ju njoftojë se sotë pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë djali jonë

Ensar Bajrush Mujota!

Varrimi bëhet neser më Dt. 16.05.2020 ditë e shtunë në ora 13:00 me namazin e drekes, në varrezat e fshatit Mollopolc!

Me pikëllim të thellë familja Mujota!”

 

COMMENTS