Mësohen detaje të reja për personin që vdiq nga rrahja në Prishtinë

Mësohen detaje të reja për personin që vdiq nga rrahja në Prishtinë

Sot gjatë ditës, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës. Nga burime të Express brenda Prokurorisë së Prishtinës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

Sipas burimeve të Express brenda Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit.

 

COMMENTS