Merr gjyshin e tij në klub të natës dhe qëndrojnë deri në 4 të mëngjesit

Merr gjyshin e tij në klub të natës dhe qëndrojnë deri në 4 të mëngjesit

Jake Gill, 22 vjeçar, po jeton me gjyshin e tij Denis që nga viti i kaluar.

Jake është munduar që të largojë mërzinë e gjyshit të tij 84 vjeçar që i ka vdekur gruaja tash së voni. Ai bashkë me gjyshin e tij kanë shkaur në Spanjë për pushime.

Atje ai ka marrë gjyshin në një klub të natës ku kanë festuar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël bregdetar të Denia në Spanjë.

Shumica e pushimit shkoi sipas planit, duke luajtur me letra, duke u relaksuar në plazhë dhe duke dëgjaur historitë e gjyshit kur ai ka qenë në luftë.

Por në natën e fundit të pushimit gjërat dolën pak jashtë kontrollit.

Ata qëndruan në një klub të natës deri në orën 4:30 të mëngjesit.

Nipi thotë se prej që janë kthyer lidhja e tyre është forcuar shumë dhe gjyshi po fillon të heqë mërzinë që e ka kapluar prej vdekjes së gjyshes nga kanceri në nëntor të vitit 2017.

 

COMMENTS