Meister 30 Bayern Munchen

Meister 30 Bayern Munchen

Bayern Munich ka fituar sonte në Wohninvest-Weser-Stadiontë Werder Bremenit për ta siguruar kështu titullin e 30 të kampionit në Gjermani dhe te tetin rresht në Bundesligë

Bayern Munich ka shënuar fitore të ngushtë kundër Werder Bremenit të Rashicës duke e mundur atë me rezultat 0-1.

Por, kjo fitore i ka mjaftuar skuadrës së trajnerit të ri të Bayernit, Hans-Dieter Flick i cili ia siguroi titullin e 30 me radhë të Bayernit dhe të tetin me radhë në tetë sezonet e fundit në Bundesligë.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Bayernin të cilët treguan se kanë ardhur për fitore dhe disa herë sulmuan portën e Werderit.

Megjithatë goli erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes ku për Bayernin shënoi golashënuesi më i mirë për këtë sezon të kjo skuadër, Rober Lewandowski.

Edhe minutat e parë të pjesës së dytë i takuan Bayernit por gol nuk pati.

Në minutat e fundit Werder Bremen ishin shumë më të mirë dhe ishin shpesh herë para shënimit të golit.

Milot Rashica luajti në këtë ndeshje vetëm 62 minuta pasi që u zëvendësua në këtë minutë me Joshua Sargent.

Ëerder Bremen në dy xhirot e fundit ka punë me dy skuadra që po ashtu luftojnë për mbijetesë, luan kundër Mainz 01 si mysafirë në xhiron e radhës dhe në xhiron e fundit e pret Kolnin në  Wohninvest-Weser-Stadion.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19