Mediat serbe: Megjithë vendimin e Haradinajt, Vuçiq niset për në Banjë të Skënderajt

Mediat serbe: Megjithë vendimin e Haradinajt, Vuçiq niset për në Banjë të Skënderajt

Qeveria e Kosovës i ka tërhequr lejen presidentit serb për ta vizituar zonën e Drenicës.

Kjo me arsyetimin që gjendja e sigurisë të ruhet në maksimum, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, siç raportojnë mediat serbe, pavarësisht vendimit të Haradinajt, Vuçiq është nisur për në fshatin Banjë të Skënderajt.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.

Kujtojmë se që nga mëngjesi janë bllokuar të gjitha rrugët që dërgojnë në fshatin Banjë të Skënderajt. Kjo në shenjë kundërshtimi për vizitën e planifikuar të Vuçiq atje

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19