Mediat italiane: Tifozët serbë tentuan t’i sulmojnë tifozët që e valëvitnin flamurin e Shqipërisë

Mediat italiane: Tifozët serbë tentuan t’i sulmojnë tifozët që e valëvitnin flamurin e Shqipërisë

Ndeshja miqësore mes Brescias dhe Vojvodinës u ndërpre në minutën e 52-të të ndeshjes, pasi që një grup i tifozëve serbë hynë në fushë me qëllim për t’i sulmuar disa tifozë që po e valëvitnin flamurin e Shqipërisë në stadium.

Ndeshja miqësore e Brescias kundër Vojvodina e detyrua të lihet në gjysmë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, pasi që tifozët serbë hynë në fushë për t’u konfrontuar me protestuesit shqiptarë, shkruan Football Italia.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e sotshme, e cila ishte organizuar të zhvillohet gjatë pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Brescia kishte qenë duke udhëhequr me rezultat 2:1, përmes golave të Alfredo Donnarummas dhe Davide Bisolit, edhe pse kishte pasur probleme në pjesën e parë të ndeshjes, kur Vojvodina e la ndeshjen në shenjë proteste për ndëshkimin e trajnerit të tyre me karton të kuq.

Problemet e vërteta ndodhën kur disa njerëz në anën tjetër të stadiumit filluan ta valëvitin flamurin e Shqipërisë.

Kjo i zemëroi tifozët serbë dhe rreth 20 prej tyre i kaluan muret rrethuese të stadiumit  me qëllim për t’i sulmuar personat në anën tjetër të stadiumit.

Fatmirësisht, policia ishte në gjendje të intervenojë dhe ta parandalojë ndonjë incident më të madh, mirëpo ndeshja u ndal për shkaqe sigurie. /Gazeta Express

 

COMMENTS