Më thuaj si ha të të them si është ai në shtrat

Më thuaj si ha të të them si është ai në shtrat

Mënyra e të ngrënit mund të rrëfejë shumë për seksualitetin e një përsoni.

Këshillat e Revistës Shije të vijnë në ndihmë që në takimin e parë, për të kuptuar se çfarë tipi është ai

Tipi zjarr

Karizmatik dhe vullkanik, pëlqen të marrë gjithmonë iniciativa të reja. Në tavolinë shijo dhe pastaj ia mbath. Pëlqen shijet e forta, ha në këmbë dhe asnjëherë me orare të përcaktuara. Në shtrat kërkon gjithçka dhe menjëherë. Preferon disa marrëdhënie dhe karakterizohet nga pasione që siç vijnë edhe ikin shpejt.

Tipi ajër

Eklektik dhe i paqëndrueshëm, dashuron lirinë e plotë. Në tavolinë pëlqen të eksperimentojë shije dhe kombinime të guximshme, që e bëjnë tepër kurioz. Në krevat është si një flutur, që preferon të hidhet shpesh nga një lule në një tjetër. Kur lidhja emocionale bëhet më e fortë ai ia mbath.
Tipi ujë

I pakapshëm dhe i lëkundshëm shumë. Si uji që rrjedh në çezmë. Di të përshtatet në tavolinë ashtu si edhe në shtrat, merr atë që tjetri ka porositur sepse objektivi i vetëm është harmonia. Gjatë seksit tregon ëmbëlsi dhe kujdeset për dëshirat e tjetrit, duke kuptuar se kur partnerja ka nevojë për përkëdhelje apo për t’u lënë në paqe.

Tipi tokë

Është i qendrueshëm dhe racional dhe shpesh ka disa vështirësi gjatë përjetimit të sferës emotive. Tryeza për të përfaqëson një festë, prandaj veç ushqimit është e rëndësishme edhe shoqëria. Në krevat nuk është i dhënë pas aventurave dhe kërkon raporte të qendrueshme, bazuar në stabilitet dhe ndjenja.

 

 

COMMENTS