Me puthje në buzë, Rita Ora uron Beben për nominimin në “Grammy Awards”

Me puthje në buzë, Rita Ora uron Beben për nominimin në “Grammy Awards”

Sot janë publikuar emrat e të nominuarve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy artistet shqiptare që kanë arritur të nominohen në mesin e shumë emrave të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Dua u nominua në dy kategori, kurse Bebe në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, lajm ky që ka bërë me lot të dy këngëtaret shqiptare.

Përmes një fotografie ku shfaqet duke u puthur në buzë, Rita Ora ka uruar Beben, duke i dëshiruar fat në këtë ceremoni.

“Krenare me ty Bebe Rexha, paç fat në shkurt”, ka shkruar Rita. /Lajmi.net/

 

COMMENTS