MC Kresha fotografohet për dore me të dashurën rrugëve të Prishtinës

MC Kresha fotografohet për dore me të dashurën rrugëve të Prishtinës

MC Kresha është fotografuar dorë për dore me të dashurën e tij misterioze.

Prej disa javësh, në media po flitet për romancën e re të reperit MC Kresha me një vajzë misterioze bjonde.

Madje, një muaj më parë ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, portreti i së cilës mbeti ende i pazbuluar.

Gjithashtu në një intervistë në “Klanifornia”, ku Kresha ishte i ftuar së bashku me Lyrical Son, djemtë lanë të kuptohej se reperi ishte i dashuruar.

Megjithëse nuk ka preferuar ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit.

Sigurisht, dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”.

Megjithatë, dyshja është fotografuar me shpinë të kthyer, duke na lënë ende kuriozë për portretin e bjondes misterioze që i ka vjedhur zemrën reperit.

MC Kresha e dashura
 

COMMENTS