Mbyllet plazhi nudo, sepse “zogjtë u tmerruan nga aktet seksuale”

Mbyllet plazhi nudo, sepse “zogjtë u tmerruan nga aktet seksuale”

Federata belge e Natyrizmit ka mbrojtur një vendim të Agjensisë Mbrojtëse të Kafshëve të Egra, që çoi në bllokimin e një plazhi nudo në vend, me arsyetimin se aktet seksuale të pushuesve do të përbënin një kërcënim për një zog të rrallë.

Plazhi i ndodhur rreth 12 milje në jug të vendpushimit popullor bregdetar të Ostendes u mbyll pasi një zog i quajtur “Galerida Cristata”, kishte parë tmerr me sy.

Edhe ministri i Mjedisit të rajonit, Joke Schauvliege, se zogjtë do të trembeshin nga aktiviteti dhe do të iknin.

Një sugjerim i mëpasshëm se një gardh mund të vendoset rreth dunave ku ndodhet raca e rrallë e zogjve për t’i ndarë nga plazhistët nudo u shoqërua me skepticizëm.

Steve Vandeberghe, kryebashkiaku lokal në Bredene, ku gjendet plazhi i vetëm i nudistëve të Belgjikës, i tha gazetës së përditshme flamane “Het Nieusblad” se kjo nuk është zgjidhje, përcjell GSh.

“Tel me gjemba kundër nudistëve? PFF. Sikur një njeri pa rroba të mbulohej nga tela me gjemba”, tha ai.

 

COMMENTS