Mbi 5.6 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit

Mbi 5.6 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në 11 mujorin e vitit 2018 është 5 646 104, duke u rritur me 16,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Sipas INSTAT, në nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 108,9%, ulje kanë pasur shtetasit nga Kosova me 26,6 %.

Në 11 mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,5%.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2018, është rritur me 2,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në nëntor 2018 rezulton se kanë hyrë 646 826 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Nga këta, 246 678 janë shtetas të huaj. Krahasuar me nëntor 2017, ky numër është ulur me 3,7 %.

 

COMMENTS