Mbi 266 mijë njerëz të vdekur nga Covid-19 në krejt botën

Mbi 266 mijë njerëz të vdekur nga Covid-19 në krejt botën

Më shumë se  3 806 440 raste infektimi dhe 266 919 të vdekur  janë regjistruar në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 197 100 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 6 372 vdekje të reja dhe 95 826 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 2 862 Brazili me 615 dhe Britania e Madhe me 539.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 885 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 957 të shëruar. 2 raste të reja infektimi u njoftuan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 244 119 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 74 844 vdekje dhe 189 910 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 30 615 vdekje për 206 715 raste, Italia me 29 958 vdekje për 215 858 raste Spanja me 26 070 vdekje për 221 447 raste dhe Franca me 25 987 të vdekur për 174 791 raste.

Europa – 1 655 117 raste (151 576 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 308 935 raste (79 328 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 305 604 raste (16 489 viktima).

Azia – 269 025 raste (10 001 viktima).

Lindja e Mesme – 206 208 raste (7 335 viktima).

Afrika – 53 334 raste (2 065 viktima).

Oqeania – 8 223 raste (125 viktima).

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19