Marrëveshja VV-LDK, çfarë u dakorduan për taksën, Presidentin dhe shkarkimin e ministrave

Marrëveshja VV-LDK, çfarë u dakorduan për taksën, Presidentin dhe shkarkimin e ministrave

T7 ka siguruar dokumentin në parim ndërmjet VV’së e LDK’së, nga Albin Kurti e Isa Mustafa. Në bazë të saj, Kurti nuk mund të shkarkojë ndonjë ministër të LDK’së pa pajtimin e Isa Mustafës. Po ashtu në marrëveshje shkruan se Qeveria e re do ta heq taksën e vendosur nga Ramush Haradinaj ndaj Serbisë duke e zëvendësuar me masën e reciprocitetit. Në dokument mund të gjeni se si kanë rënë dakord dy kryetarët e partive rreth çështjes së Presidentit për të cilën u përplasën gjatë negociatave që i bënë mes vete.

Dhjetë takime iu deshën Albin Kurtit e Isa Mustafës për ta bindur njëri tjetrin për të bashkë-qeverisur.

E të dielën e parë të muajit shkurt LVV e LDK arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë pritur.

Por çka shkruhet në këtë marrëveshje nuk e ka parë askush përveç liderëve të të dy partive.

Por, në ditën e seancës kur u votua Qeveria Kurti, deputeteve iu dha një dokument 16 faqesh që në parim tregon arritjen e marrëveshjes dhe prioritetet e qeverisë.

T7 ka arritur që në kushte anonimiteti të siguroj këtë dokument i cili tregon se për çka zotohen e për çka në parim janë marrë vesh partnerët e koalicionit.

Dy partnerët edhe dokument shkruan se janë marrë vesh për ndarje të barabartë të qeverisë.

Kurse sa i pwrket postit të Presidentit kanë thënë se do të deklarohen më vonë.

“Dy krerët e subjekteve politike do të dakordohen për çështjen e Presidentit me një akt të veçantë

Një kërkesë që gjatë ditës e kishte edhe Richard Grenell duket se do të arrihet në qeverisjen e Albin Kurtit.

Në këtë parim marrëveshje thuhet se taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe do të zëvendësohet me reciprocitetin.

“Sa i përketë tarifës, do të zëvendësohet me masa të reciprocitetit të plotë me Serbinë. Do të bashkëpunojmë me BE-në, në të gjitha fushat institucionale, prej harmonizimit të legjislacionit e deri te praktikat e mira në politikat publike.”

Në këtë dokument gjithashtu përmendet shëndetësia, arsimi e zhvillimi ekonomik do jetë prioritet i kësaj qeverie e cila ka një kabinet qeveritar me 15 ministra, 33 zëvendës ministra e dy  zëvendëskryeministra.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19