Marca: Gjithçka e kryer, Ronaldo lojtar i Juves

Marca: Gjithçka e kryer, Ronaldo lojtar i Juves

Presidenti i Realit, Florentino Perez dhe krahu i tij i djathtë Jose Angel Sanchez janë takuar të mërkurën mbrëma me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, për të diskutuar të ardhmen e portugezit, raporton e përditshmja Marca.

Sipas Marcas, Sanchez i ka kërkuar Mendes që të prezantojë një ofertë prej 100 milionë euro, e cila do ta kënaqte hirearkinë e klubit madrilien, kurse Mendez i ka konfirmuar se do ta bëjë një gjë të tillë, me Juventusin që është i gatshëm ta paguajë këtë shumë.

Para takimit të të mërkurës, kishte akoma mundësi që Ronaldo do të vazhdonte me Realin, por rritja e pagës as që u diskutua në takim dhe në sytë e përfaqësuesëve të lojtarit, ky ishte sinjali i fundit se opsioni i vetëm i tij është largimi, shkruan më tutje Marca, transmeton Gazeta Express.

Mendja e tij tash është te Juventusi, ku ai do të luajë në 4 vjetët e ardhshëm.

Gjatë takimit është diskutuar edhe mënyra se si do të largohet lojtari, ku të dyja palët janë pajtuar se duhet të jetë pozitive dhe qytetare.

Bisedimet do vazhdojnë në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt – Ronaldo do të jetë lojtarë i Juventusit në sezonin e ri. /GE

 

COMMENTS