Maradona i bie “pishman” – i lutet FIFA’s për falje

Maradona i bie “pishman” – i lutet FIFA’s për falje

Legjenda e Argjentinës, Maradona kishte fyer gjyqtarin amerikan Mark Geiger dhe FIFA, kurse tani ka thënë se e ka ekzagjeruar me kritikat e tij

Diego Maradona ka kërkuar falje për kritikat e tij ndaj FIFA’s dhe gjyqtarit amerikan Mark Geiger pas ndeshjes Angli-Belgjikë, ku Anglia fitojë me penallti.

FIFA ju kundërpërgjigj sot komenteve të 47 vjeçarit duke i quajtur tërësisht “të papërshtatshëm dhe të pasakta”.

Por, Maradona ka bërë tani një lëvizje për të bërë paqe me trupin qeverisës së futbollit duke theksuar se ishte një moment i ngutshëm i tij.

“Për shkak të tifozëllekut për Kolumbinë një ditë më parë, thashë disa gjëra, që me duhet të pranojë, janë të papranueshme”, ka shkruar ai në Instagram. “I kërkojë falje FIFA’s dhe presidentit të saj”.

“Megjithatë, pavarësisht se shpesh mund të kem opinione të kundërta me vendimet e gjyqtarëve, kam respekt të madh për punën e tyre – nuk është lehtë – që ky institucion dhe gjyqtarët e bëjnë në fushë”.

 

 

COMMENTS