Man Utd me 10 mungesa ndaj PSG-së

Man Utd me 10 mungesa ndaj PSG-së

Manchester United është eliminuar pothuajse nga Liga e Kampionëve.

Manchester United e humbi ndeshjen e parë në Old Trafford ndaj PSG-së me rezultat, 0:2.

Skuadra angleze tani do të udhëtojë për në Parkun e Princave për të kërkuar përmbysjen e rezultatit, por kjo gjë duket shumë e vështirë.

Manchester United do të jetë pa 10 lojtarë kryesor në ndeshjen ndaj PSG-së.

Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata, Ander Herrera, Matteo Darmian, Phil Jones, Antonio Valencia dhe Alexis Sanchez janë të lënduar.

Paul Pogba nuk do të ketë të drejt të luajë për shkak të kartonit të kuq, gjersa Anthony Martial vështirë se do të jetë i gatshëm. /Lajmi.net

 

COMMENTS