Man Utd lanson ofertën prej 100 milionë euro për yllin e Juves

Man Utd lanson ofertën prej 100 milionë euro për yllin e Juves

Edhe Manchester United është gati për transferimet e mëdha në merkaton e verës.

‘Djajtë e Kuq’ janë gati të derdhin në arkat e Juventusit plotë 100 milionë euro për Paul Dybalan.

Sipas Calciomercato, United ka filluar kontaktet e para me agjentin e yllit argjentinas dhe shumë shpejtë pritet të arrihet akordi mes dy palëve, pa përfshirë Juventusin.

25-vjeçari këtë edicion nuk po shijon aspak momente të mira në ‘Allianz Stadium’ dhe shpeshherë është lënë në stol nga Massimiliano Allegri.

Largimi nga ‘Bardhezinjët’ është vendimi që ka marrë Dybala për të ardhmen e tij.

Manchester United është skuadra e favorizuar që mund të arrijë të sigurojë shërbimet e tij. /Lajmi.net/

 

COMMENTS