“Man Utd ka nevojë për një 9-sh si Haaland, jo Cavani”

“Man Utd ka nevojë për një 9-sh si Haaland, jo Cavani”

Edinson Cavani pritet këtë vikend të debutojë me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Ai u transferua te Manmchester United në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.

Por, ish trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Rene Meulensteen, beson se Unitedi nuk kishte nevojë për një lojtar 33-vjeçari si Cavani, por për një ‘killer’ si Erling Haaland.

Jadon Sancho ishte zgjedhja e parë e Ole Gunnar Solskjaer, por nuk kishin para mjaftueshëm për ta marrë, pasi Borussia Dormtund insistonte, ose 120 milionë euro ose lojtari s’do të largohet.

“United ka nevojë për një sulmues të vërtetë, një 9-sh të pastër, si Erling Haaland”, tha ai.

“Vetëm shikojeni Bayern Munichun se sa i rëndësishëm është sulmuesi për ta. Pyesni Tottenhamin apo Leicesterin çfarë do të thotë të kesh një sulmues”.

“Për mua, është e çuditshme se si s’ka qenë objektiv një sulmues për Unitedin”.

“Marcus Rashford mund të luajë si sulmues, por nuk është sulmues tipik. Anthony Martial mund të shënojë gola, por nuk është golashënues”.

“Tani Edinson Cavani është blerë, por nuk mendoj se Manchester United është dashur të shikojë për një 33-vjeçar në ditën e fundit të afatit kalimtar”.

“Cavani ka statistika fantastike sa i përket golave, por ai nuk di asgjë për Premier League. Shpresoj që të adaptohet shpejt dhe të sjelli rezultat”.

 

COMMENTS