Man Utd dhe PSG përplasen për yllin e Dortmund, Jadon Sancho

Man Utd dhe PSG përplasen për yllin e Dortmund, Jadon Sancho

Tinejxheri anglez mund të shitet gjatë verës për një shifër që kalon 100 milionë eurot.
Manchester United dhe Paris Saint Germain janë duke garuar për shërbimet e yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, sipas ‘Mirror’.

18 vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me liderët e Bundesligas, dhe vlera e tij tani konsiderohet të jetë më shumë sesa 100 milionë euro.

Dortmund nuk dëshiron që ta shes lojtarin, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në vitin 2022, por ata do të testohen nga disa oferta masive këtë verë.

Me paraqitjet e tij, Jadon Sancho pa dyshim ka fituar epitetin e lojtarit më premtues në botën e futbollit, krahas Kylian Mbappe. /Lajmi.net

 

COMMENTS