Lu akuzon ashpër qeverinë Rama: Dështim total për arrestimin e Escobarit të Ballkanit!

Lu akuzon ashpër qeverinë Rama: Dështim total për arrestimin e Escobarit të Ballkanit!

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka lëshuar këtë të enjte akuza të forta kundër qeverisë Rama duke thën se kjo e fundit ka dështuar në kapjen e Escobarit të Ballkanit, trafikantit të drogës Klement Balili.

Sipas Lu-së, autoritetet nuk kanë patur aftësinë ose vullnetin, për të çuar para drejtësisë Klement Balilin. Ambasadori ka kërkuar nga policia dhe qeveria që të luftojë më ashpër kriminalitetin dhe të vërë në pranga peshqit e mëdhenj.

Lu: Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht. Të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses.

Dua të theksoj një dështim të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilit. Dy vite më parë DEA bashkëpunoi me autoritetet greke. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg plus.

Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit në mënyrë të pamëshirshme./GE

 

COMMENTS