Lojtarët e kësaj Kombëtareje s’kanë para për ta paguar hotelin, flenë në rrugë [Foto]

Lojtarët e kësaj Kombëtareje s’kanë para për ta paguar hotelin, flenë në rrugë [Foto]

Kombëtarja e ragbit të Zimbabvesë është detyruar të flejë në rrugët e Tunizisë përpara ndeshjes së tyre në vikend që vjen.

Zimbabvea, e cila humbi 45 – 36 kundër Kenisë në kualifikimet e Kampiontain Botëror të Ragbit, ata tani po përgatiten për ndeshjen e radhës për t’u kualifikuar më tutje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përgatitjet e tyre për ndeshjen e radhës janë penguar, si rezultat i mungesës të fondeve për akomodim.

Fotografi të ndryshme kanë pushtuar rrjetet socialem ku shihet skuadra duke fjetur në rrugët e Tunizisë.

Njëri nga lojtarët e Zimbabvesë , Takudza Mandiwanza, ka folur për radio stacionin e Zimbabvesë, Capitalk FM, duke treguar për vështirësitë tyre në Tunizi për shkak të mungesës së fondeve.

“Ne nuk jemi paguar gjatë qëndrimit tonë në Keni, ne nuk kemi marrë as të hollat pas ndeshjes”, tha ai.

Lojtari pastaj tha se trajneri i tyre, De Villiers, iu ka blerë sandviçë  dhe pije me paratë e tij.

“Ne jemi të uritur tani. Situata është shumë zhgënjyese dhe dëshpëruese”.

 

 

COMMENTS