Lojtarët e Barçës pranuan t’ju zvogëlohej rroga vetëm për ta rikthyer Neymarin

Lojtarët e Barçës pranuan t’ju zvogëlohej rroga vetëm për ta rikthyer Neymarin

Futbollistët e Barcelonës kishin pranuar t’ju zvogëlohej rroga vetëm për ta rikthyer yllin brazilian

Futbollistët e Barcelonës ishin të gatshëm të bënin sakrifica vetëm për t’ia mundësuar klubit që ta rikthente Neymarin në Camp Nou.

Gerard Pique ka zbuluar se ai me shokët e skuadrës ishin munduar ta ndihmonin klubin që ta transferonte yllin brazilian nga Paris Saint-Germaini, shkruan Cadena Ser.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka treguar se disa lojtarë kishin kërkuar që t’ju zvogëlohej rroga për ta mundësuar rikthimin e Neymarit.

Sidoqoftë, marrëveshja në mes të palëve nuk ishte arritur dhe tash lojtari është i fokusuar në klubin aktual, me të cilin i ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje sezonale në Ligue 1. /Gazeta Express

 

COMMENTS