Lluka tregon masat e ndërmarra për investime të huaja

Lluka tregon masat e ndërmarra për investime të huaja

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur një delegacion të ‘The Heritage Foundation’, të udhëhequr nga nënpresidenti, James Jay Carafano, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.

Lluka, thuhet në komunikatë, ka njoftuar delegacionin e ‘The Heritage Foundation’ me prioritet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke u fokusuar në sektorët strategjikë si energjia dhe minierat.

“Kreu i MZHE-së, u ndal te projektet që janë në proces të realizimit në sektorin e energjisë, që njëherësh janë investimet më të mëdha të huaja direkte të ndodhura në vend. Ai ndër të tjera, bëri të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar mjedisin për investimet e huaja, duke përmendur këtu përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në funksion të krijimit të lehtësirave për investitorët”, thuhet në njoftim.

Ministri duke u bazuar në eksperiencën e këtij fondacioni, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të politikave ekonomik dhe promovimin e mundësive për investime në Kosovë.

Ndryshe, ‘The Heritage Foundation’ është një institucion i pavarur joprofitabil, i specializuar në krijimin dhe promovimin e politikave publike dhe kërkime, të bazuara në parimet e sipërmarrjes së lirë, lirisë individuale, vlerave tradicionale amerikane.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19