Limaj pas takimit me këshilltarin e Merkelit: Pas bisedës na u qartësuan mendimet

Limaj pas takimit me këshilltarin e Merkelit: Pas bisedës na u qartësuan mendimet

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka qëndruar në Berlin, ku ka pasur takime në Kancelarinë dhe Parlamentin Gjerman. Poashtu Limaj ka pasur takime edhe në Ministrinë e Jashtme të këtij shteti.

Limaj tha se angazhimi i Gjermanisë në procesin e dialogut dhe për liberalizimin e vizave është jetik.

“Prej Bundestagut kam pasur një takim të frytshëm në kancelarinë e zonjës Merkel, me këshilltarin Karl Lauterbach. Kemi bisduar për temat aktuale, për angazhimin e Kancelares në procesin e dialogut dhe liberalizimn e vizave”.

Nga të gjitha takimet që kemi pasur, Gjermania është e përkushtuar për dialogun dhe për të vazhuar ndihmën që ka bërë për Kosovën.

Limaj u shpreh se nga temat dhe diskutimet e hapura në tri institucionet në Parlamentin Gjerman Kancelarinë dhe Ministrinë e Jashtme, shkëmbimi i mendimeve që kemi pasur na kanë qartësuar mendimet. Ne kthehemi në Kosovë me optimizëm dhe me mbështetjen e Gjermanisë në proceset që po kalon Kosova.

Fatmir Limaj tha se i ka njoftuar zyrtarët e shtetit gjerman për vështirësitë që ka Kosova në raport me politikat kundërshtuese të Serbisë.

“Shteti gjerman është i hapur që të gjendet rrugë për dialogun dhe për ti tejkaluar pengesat. Unë i njoftova për vështirësitë që i ka Kosova nga Serbia, duke filluar nga parade e fundit ushtarake në Nish, si një provokim i radhës dhe mohimi i viktimave të luftës nga ana e shtetit serb gjë që i vështirësojnë marrëdhëniet mes dy shteteve”.

Limaj shtoi se shpresoj që shteti gjerman të ndikojë në politikën e Serbisë dhe ti bëjë presion që të tërhiqet nga politikat agresive të kohës së Sllobodan Millosheviçit. /EO/

 

COMMENTS