Limaj i pandalshëm, vetëm sot mobilizoi 10 degë të Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Limaj i pandalshëm, vetëm sot mobilizoi 10 degë të Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj vetëm gjatë ditës së sotme ka vizituar 10 degë të Nismës anekënd vendit.

Krejt këto takime, kreu i Nismës i ka zhvilluar në funksion të mobilizimit të strukturave të Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jemi shumë krenarë, për faktin se, ajo që pamë në takimet me bashkëluftëtarë, struktura të degëve dhe në tubimin e sotëm në Prishtinë, na jep forcë e kurajo që kauzën tonë “Me Çlirimtarët” ta çojmë deri në cak, deri të një prezencë e madhe të frymës, vizionit dhe zërit të UÇK-së në Parlament”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt.

Përvec këtyre takimeve, Limaj sonte në mbremje po viziton fshatra të komunës së Malishevës.

Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Ditën e sotme, me plotë aktivitete, që e nisëm në Fushë Kosovë, për të vazhduar në Komoran, Tërpezën e pathyeshme, Malishevë, Rahovec, Prizren, Suharekë, Shtime dhe Lipjan, e përmbyllëm me një tubim madhështor në Prishtinë, me përkrahësit tanë, të cilët janë rreshtuar krah Nismës dhe kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë për numrin 121.

Jemi shumë krenarë, për faktin se, ajo që pamë në takimet me bashkëluftëtarë, struktura të degëve dhe në tubimin e sotëm në Prishtinë, na jep forcë e kurajo që kauzën tonë “Me Çlirimtarët” ta çojmë deri në cak, deri të një prezencë e madhe të frymës, vizionit dhe zërit të UÇK-së në Parlament.

#MeÇlirimtarët

#VotoNISMA121

COMMENTS