Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Në takimin e sotëm të krerëve të tri sindikatave SBASHK, FSSHK dhe e Policisë së Kosovës, pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punonjësit e këtyre dikastereve, të presin implementimin e Ligjit të Pagave gjegjësisht marrjen e pagave me Ligjin e ri i cili ka hyrë në fuqi me 01.12.2019.

Të tre Këshillat Drejtues nesër do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri te Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishëm zërin e antarësise të cilën përfaqësojnë.

”Lusim palet e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëhere shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgiidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, thuhet tutje në kumtesë.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19