Liburn Aliu thotë se karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund

Liburn Aliu thotë se karriera politike e Dardan Molliqajt po merr fund

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu thotë se kolegu i tij në parlament Dardan Molliqaj është në fund të karrierës së tij politike.
E gjithë kjo, sipas tij, për shkak të pretendimeve të Molliqajt, se Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV’së ka qenë pjesë e SHIK-ut.

‘Ky është fundi i karrierës politike të Dardan Molliqajt”, thotë Aliu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Me deklaratat se Konjufca ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës gjatë viteve 2000-2001, sipas Aliut, Molliqaj e demaskoi vetveten.

“Me këto deklarata Molliqaj është vetë demasku”, theksoi ai.

“Është i pafytyrë që nuk i jep pesë pare që rren”, vazhdoi ai.

Sipas Aliut, Molliqaj po luan lojën e ‘hakmarrjes’.

“Nuk mendoj që është inati. Inati nuk mund të shkojë aq larg’, thotë Aliu.

Sipas tij, anëtari i PSD-së është ‘pjesë e vogël e një projekti të madh të dëmshëm për Kosovën’.

 

COMMENTS