Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone e Pad

Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone e Pad

Apple ka lëshuar sot iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad.

Versioni më i ri i iOS nuk sjell diçka të re, përveç përmirësimit të disa të metave të shfaqura në versionin paraprak.

iOS 11.4.1 mund të shkarkohet falas në të gjitha pajisjet që mund ta instalojnë.

Sipas Apple, iOS 11.4.1 përmirëson veçorinë Find My AirPods, dhe sinkronizimin e aplikacioneve Mail, Contacts dhe Notes me llogaritë Exchange.

Në vjeshtën e sivjetme, Apple do ta lëshojë iOS 12. Ky version, i prezantuar javë më parë nga Apple, aktualisht është në versionin beta.

 

COMMENTS