Leo Messi: E pres një Real Madrid shumë të fortë në El Clasico

Leo Messi: E pres një Real Madrid shumë të fortë në El Clasico

Lionel Messi e pranon se Barcelona e tij do të ketë shumë të vështirë të fitojë kundër Real Madridit në El Clasicon e javës së ardhshme në La Liga.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke luftuar kokë me kokë për titull në Spanjë, pasi ndajnë kreun me pikë të barabarta pas 15 javëve të para, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas është i vetëdijshëm se në një derbi të madh si ky, gjithçka mund të ndodhë.

“E pres një Real Madrid shumë të fortë”, tha Messi gjatë prezantimit të këpucëve të tij të reja të futbollit, Adidas Nemesis 19.

“Reali është shumë i mirë në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje të veçanta, pavarësisht se në çfarë forme vjen njëri apo tjetri ekip”, shtoi Messi.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19