LDK-ja e PSD-ja s’janë të gatshme për protesta

LDK-ja e PSD-ja s’janë të gatshme për protesta

Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mobilizimin për protesta “në mbrojtje të integritetit territorial”, pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dy subjektet tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), ende nuk kanë vendosur nëse do t’u bashkohen këtyre protestave.

Në LDK thonë se do të angazhohen për t’i shterur të gjitha rrugët institucionale dhe se protestat i shohin si mjetin e fundit, ndërsa në PSD thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosja për organizim të protestave.

Deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se kjo parti ende nuk ka diskutuar për mundësinë e organizmit të protestave. “Ne nuk kemi marrë kërkesë prej Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë dhe ne nuk e kemi diskutuar këtë. Ende nuk e kemi pasur mbledhjen e Kryesisë dhe do të diskutojmë. Momentalisht nuk ka diçka të re”, ka thënë ajo.

 

COMMENTS