Lamtumirë hero!

Lamtumirë hero!

Nga: Urim Salihu

Izet Demaj erdhi me misionin që t’i mbrojë të tjerët dhe këtë akt burrërie që se kanë cdokush, e paguajti me jetën e tij.

Kjo na vret të gjithëve.Kjo prekë zemrat e gjithësecilit që pa ato pamje të trishtueshme kushedi sa herë brenda asaj dite të kobshme të 27 dhjetorit.

Izeti do t’u mungojë dy vajzave të tij që i la të vuajnë për babain e tyre hero. Ato do qajnë pandërprerë për atë dashuri të madhe , por babai i tyre iku me misionin e madh që rrallë njerëz e kanë.E vetmja gjë që do donim ,do ishte që koha të kthehej pas për të patur në mesin e të gjallëve Izetin, por …

Dy vajzave të tij dikush ua morri njeriun më të shtrenjtë ,ua morri atë që mbrojti në luftë jetërat e njerëzve.Mbrojti edhe jetën e atij që ia morri atë.Izeti na tregoi të gjithëve se cmimi i jetës është i madh, po aq sa zemra e madhe e një njeriu që mbron jetërat e të pambrojturve duke i dalë përballë vdekjes , duke ndalur jetën e tij për të vazhduar të rrahin zemrat e të tjerëve që pa këtë polic hero mund të përfundonin shumë më keq.Ai ndali një vrasës që të shpëtojë jetëra tjera, duke e paguar këtë me jetën e tij.

Izeti dy herë i mbrojti qytetarët e Kosovës.Njëherë në luftë dhe njëherë në paqë.Ai me këtë mision kishte ardhë në jetë me dëshirën e Zotit, prandaj na dhemb kaq shumë ikja e tij në këtë mënyrë.

Ai edhe njëherë e mbrojti Kosovën e tij dhe jetërat e njerëzve dhe kjo është e lavdishme .
Lamtumirë hero!

 

COMMENTS