Lajm dëshpërues për Mario Balotellin

Lajm dëshpërues për Mario Balotellin

Raportohet se klubi francez, Nice është zemëruar me Mario Balotellin, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore në Olympique Marseille pa marrë autorizimin nga klubi dhe si pasojë kalimi i tij në Marseille mund të bllokohet.

Situata e kontratës së tij me Nice është disi e errët, pasi teknikisht i ka skaduar tashmë, por e cila ka pasur opsion për ta zgjatur atë deri në qershor të vitit 2019, si dhe një marrëveshjes zotërinjsh për ta lënë italianin të largohet për 10 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Sot, Balotelli u pa në qendrën stërvitore të Marseille për bisedimet finale dhe teste mjekësore, ku pritet të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare duke e bërë atë lojtarin më të paguar në histori të klubit.

Megjithatë, Nice-Matin dhe RMC raportojnë se Nice është e zemëruar i zemëruar se Mario nuk është paraqitur në stërvitje parasezonale dhe se ka shkuar në Marseille pa marrë leje.

Si pasojë, drejtuesit e Nice mund ta gjobisin italianin dhe të tentojnë ta bllokojnë transferimin e tij.

COMMENTS